Skuadra e Boston pas fitores në ndeshjen e pestë të gjysmëfinales së play off-it, bëhet skuadra e pare që siguron finalen e madhe në Konferencën e Lindjes, ku në finale do të përballet me fituesin e ndeshjes Nju Jork Indian a që aktualisht është 3-2 në serin e fitoreve
Skuadra e Boston sot mundi Cleveland me rezultatin 113-98, duke fituar 4-1 serinë e takimeve, që I mundësoi finale në Lindje
Në fushën e tij ekipi i Boston nuk zhgënjeu, duke dominuar në fushë dhe merituar fitoren. Më efikas ishte Tatum me 25 pikë e 10 kërcime e Horford me 22 pikë e 15 kërcime, ndërsa 6 lojtarë realizuan mbi 10 pikë,.
Në Konferencën e Perëndimit, ekipi i Dallas mundi në transfertë sot mundi ekipin e Oklahomas me rezultat 104-91, duke udhëhequr 3-2 serinë e takimeve me çka ka shansin e artë të kualifikohet në finale.
Luka Donçiq konfirmoi se është lider në fushë për Dallas me një “triple double”, autor i 31 pikëve 10 kërcime e 11 asist. Mirë u paraqit edhe Jones Jr. me 19 pikë, ndërsa te vendasit më efikas ishte Alexander Shai me30 pikë të realizuara.
Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale play off
Nju Jork – Indiana, (3-2)
Boston – Cleveland, 113-98 (4-1)
Konferenca e Perëndimit-GJysmëfinale play off
Denver – Minnesota, (3-2)
Oklahoma – Dallas, 91-104 (2-3)