Natyra Malo u shpall atlete e vitit në kategorinë e junioreve

FAMV: Andrijana Pop Arsova dhe Jovan Stojoski atletët e vitit 2022

Federata e Atletikës së Maqedonisë së Veriut me një manifestim rasti  gjatë ditës së sotme shpalli atletët më të mirë për vitin 2022, ku të pranishëm ishin kreu i Federatës së Atletikë, përfaqësues të të gjitha  klubeve dhe atletët më të cilët u shpallën Laureatët  të vitit që po e lëmë pas.

Tek kataegoria e seniorëve epiteti atlet më mirë i vitit I takoi  Jovan Stojoskit  nga  KLubi i Atletikës “Ohri” në kategorinë e meshkujve dhe Andrijana Pop Arsova anëtare e KA Delta, në kategorinë e femrave.

Në kategorinë e kategorisë junior epiteti atlete më e mire takoi Natyra Malo nga KA Drini Start  dhe Ognen Stefanovskit në kategorinë e meshkujve nga KA Delta.

Në kategorinë kadetëve më të suksesshëm ishin Sara Osmanovska dhe  Vlladimir Sol B.Bitolanu. Në kategorinë e pionierëve më të mirë ishin Lina Iseni dhe Brajan Avija  dhe në kategorinë e pionierëve të rij më të mire u shpallën Eva Mitevska dhe Muhamed Veliji

Ekipi më mirë i vitit 2022 është Klubi Atletikës “Delta” Shkup, ndërsa trajner i vitit u shpall Filip Kolevski . Për vepër jetësore  me pllaket u ndrua  Gjorgji Vuçkov

Kush është atletja Natyra Malo?

Atletja më e mire në kategorin e junioreve  Natyra Malo është anëtare Klubit të Atletikës “Drini” nga Struga, që drejtohet nga trajneri Alim Hajredini. Ajo në vitin 2022 arriti të shpallet Kampione në 100m dhe 200m, për disa mosha si në U18, U20, U23 dhe në kategorinë e senioreve. Si pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë mori pjesë në Kampionatin Ballkanik U-20 në  Denizli të Turqisë dhe Lojërat Mesadhetar për U-23 në Itali.

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/
Lexo gjithashtu
Total
0
Share