100 TRUPA USHTARAKE DHE SHUME PAJISJE USHTARAKE JANE DISLOKUAR NE LITUANI
NATO po forcon praninë e saj në lindje.Trupat ushtarake nga Gjermania mbërritën në Lituani si pjesë e një plani për të rritur forcat në krahun lindor të NATO-s pas luftës në Ukrainë.
Ushtarët e parë të brigadës gjermane mbërritën në Lituani. Ky dislokim është pjesë e planit të NATO-s për të përforcuar krahun lindor të saj ,në përgjigje të luftës në Ukrainë. Njëqind trupa ushtarake dhe pajisje ushtarake mbërritën me traget në Lituani, nga qyteti gjerman i Kielit.
Rreth 1500 ushtarë gjermanë janë aktualisht të dislokuar në Lituani si pjesë e grupit taktik shumëkombësh të NATO-s, i krijuar në 2017.
“ “Kjo njësi do të qëndrojë përgjithmonë këtu në Lituani, ”, u shpreh gjenerali brigadës Christian Naërat.
USS Kearsarge e cila është një nga anijet më të mëdha në Marinën e SHBA i është bashkuar gjithahstu stërvitjeve në Detin Baltik.
Me disa anije të tjera të marinës amerikane, Kearsarge ka qënë pjesë e shtërvitjeve ushtarake së bashku me ushtritë e Suedisë dhe Finlandës , të cilat aplikuan zyrtarisht për t’u bashkuar me NATO-n pasi Rusia sulmoi Ukrainën më 24 shkurt.
GAZETARE: XHUANA LIKA
PAMJET: KLAN NEËS