NATO në alarm nga armët bërthamore ruse në Bjellorusi

Analistët: Vendimi më radikal i Moskës që pas rënies së Bashkimit Sovjetik

Afrimi i armëve bërthamore në kufijtë e Bashkimit Europian alarmon NATO-n. Përmes një deklarate për shtyp, zëdhënësit e aleancës e quajnë afrimin e armëve taktike bërthamore të Rusisë në Bjellorusi si një vendim të papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm.

“Retorika bërthamore e Rusisë është e rrezikshme dhe e papërgjegjshme. NATO është vigjilente dhe po monitoron nga afër situatën. Ne nuk kemi parë ndonjë ndryshim në qëndrimin bërthamor të Rusisë që do të na bënte të rregullonim tonën”.

NATO akuzon Rusinë se po shkel traktatet për mospërhapjen e armëve bërthamore. Megjithatë, Vladimir Putin tha javën e kaluar se vendimi nuk shkel asnjë angazhim të marrë përsipër nga Rusia për mospërhapjen e armëve bërthamore jashtë vendit, por vjen si rezultat i planeve të Britanisë së Madhe për të dërguar në Ukrainë, municione me uranium të varfëruar.

Analistët thonë megjithatë se vendimi i Moskës përbën përshkallëzimin më të madh të krizës ukrainase dhe vendimin më radikal të Rusisë, që pas rënies së Bashkimit Sovjetik nuk i ka nxjerrë asnjëherë armët bërthamore jashtë vendit, siç kanë bërë Shtetet e Bashkuara.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share