Aleanca ushtarake perëndimore thotë se po “monitoron situatën” në Poloni pasi një raketë ruse ka të ngjarë të ketë hyrë në hapësirën e saj ajrore për një kohë të shkurtër.
Raketa mendohet të ketë fluturuar mbi territorin polak për tre minuta përpara se të kthehej në hapësirën ajrore të Ukrainës.
Polonia është anëtare e NATO-s dhe për këtë arsye pasojat mund të kenë qenë tepër të rënda.
“Kam biseduar me presidentin polak Andrzej Duda për incidentin me raketa në Poloni”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
“NATO qëndron në solidaritet me aleatin tonë të çmuar, po monitoron situatën dhe ne do të qëndrojmë në kontakt pasi të vërtetohen faktet. NATO mbetet vigjilente”, theksoi ai.