NATO kritikon Trumpin për komentet që “vënë në rrezik ushtarët amerikanë dhe evropianë”

NATO ka kritikuar komentet e bëra nga ish-presidenti amerikan, Donald Trump, duke pretenduar se ato “i vënë ushtarët amerikanë dhe evropianë në rrezik të shtuar”.

Trump kishte thënë se do ta linte Rusinë “të bëjë çfarë të duan” me anëtarët e aleancës që nuk paguajnë mjaftueshëm për mbrojtje, transmeton Klankosova.tv.

“I thashë: “Nuk ke paguar? Je delikuent?” Jo, nuk do t’ju mbroja. Në fakt, do t’i inkurajoja ata të bëjnë çfarë të duan. Ju duhet të paguani. Ju duhet të paguani faturat tuaja”, i tha ai turmës.

Në përgjigje, NATO tha: “NATO mbetet e gatshme dhe e aftë për të mbrojtur të gjithë aleatët. Çdo sulm ndaj NATO-s do të përballet me një përgjigje të bashkuar dhe të fuqishme. Çdo sugjerim se aleatët nuk do të mbrojnë njëri-tjetrin minon të gjithë sigurinë tonë, përfshirë atë të ShBA-së, dhe i vë ushtarët amerikanë dhe evropianë në rrezik”.

“Unë pres që pavarësisht se kush do të fitojë zgjedhjet presidenciale, ShBA do të mbetet një aleat i fortë dhe i përkushtuar i NATO-s”.

Komentet e Trump ka të ngjarë të rrisin ankthin në Evropë për tërheqjen e mbështetjes ushtarake të ShBA-së nga Ukraina, nëse ai rizgjedhet president më vonë këtë vit.

Ish-presidenti gjithashtu ka kritikuar prej kohësh NATO-n, duke kërcënuar se do të tërheqë ShBA-në nga aleanca dhe duke përplasur kokat me liderët e vendeve të tjera anëtare.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share