NATO: Kosova dhe Serbia të zbatojnë plotësisht dhe sa më shpejt marrëveshjen për të cilën u dakorduan

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, ka bërë të ditur se aleanca veriatlantike e mirëpret dakordimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq për marrëveshjen e propozuar nga Bashkimi Evropian.

“Ne i  shtyjmë të dyja palët që sa më shpejtë të zbatojnë atë që kanë rënë dakord, po ashtu kërkojmë që të ketë zbatim të plotë marrëveshja”.

“Ne jemi të përkushtuar për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor duke përfshirë edhe KFOR-in”, ka shkruar Lungescu në Twitter.

Dje në Ohër, Kurti dhe Vuçiq nuk arritën të nënshkruajnë marrëveshjen e propozuar nga BE-ja, por pati dakordim për të.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share