Përveç institucioneve vendore hetimet lidhur me agresionin e Serbisë në Kosovë të datës 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, po i zhvillojnë edhe partnerët ndërkombëtar.
Kështu ka deklaruar kryetari I Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, i cili ka thënë se NATO-ja dhe EULEX, do të dalin me raporte lidhur me ngjarjen.
Por, nga Aleanca Veriatlantike thanë për Klankosova.tv se hetimet lidhur rastin po I zhvillon Policia e Kosovës, si përgjegjëse e parë për sigurinë.
“Ju referoj tutje tek ata për ndonjë koment tjetër”, tha një zyrtar i NATO-s në përgjigjen për Klankosova.tv
Ende nuk dihet nëse tjetërkush përveç Policisë dhe Prokurorisë së Shtetit, është i përfshirë në hetimet rreth Banjskës.
A ka apo jo ndonjë shtet apo organizatë ndërkombëtare të përfshirë në hetim?
Më 24 shtator, u vra polici Afrim Bunjaku, si pasojë e sulmit të armatosur nga një grup terrorist serb.
Po atë ditë, policia e Kosovës arriti që t’i eliminojë tre terrorist dhe t’i arrestojë tre të tjerë.
Organet e rendit të Kosovës në operacionin Anti-terror, konfiskoi një sasi të madhe të municionit, armatimit dhe mjeteve të rënda transportuese.
Vlera e tyre kap shifrën e 5 milionë eurove.
Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, kishte thënë se grupi terrorist ishte drejtuar nga Milan Radoiçiq./Klankosova.tv