Nata e vitit të ri në Serbi/ Studentët: S’ka vit të ri – ende na keni borxh të vjetrin!

Beogradi dhe qytete tjera të Serbisë natën e Vitit e pritën me dhjetëra mijëra protestues, të udhëhequr nga studentët, që kërkojnë drejtësi dhe reforma politike. Në vend të festimeve nëpër sheshe, protesta me moton “S`ka Vit të Ri – ende na keni borxh vitin e vjetër”, mbushi rrugët e qyteteve serbe.

Në mesnatë, brohoritjet e zëshme “Duam drejtësi” dhe “Duart I keni me gjak” u zëvendësua me heshtje 15-minutëshe për të nderuar 15 viktimat e tragjedisë së Novi Sadit.

Protesta që udhëhiqet nga studentët mbështetet nga profesorë, bujq, artisë, duke reflektuar një pakënaqësi të gjerë nga qeverisja e Presidentit Vuçiq. Mitingje paralele u mbajtën edhe në Novi Sad dhe Nish.

Sot bëhen dy muaj nga tragjedia e NovI Sadit, ku humbën jetën 15 persona. Qytetarët e Novi Sadit sot në orën 11:52 u mblodhën në vendin e tragjedisë për të nderuar viktimat. 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share