Lëndimet nga mjetet piroteknike janë të shpeshta dhe serioze, duke I shndërruar momentet e festave në momente të fatkeqësive – thonë nga ISHP-ja, duke rikujtuar se më të cënuar në këto raste paraqiten fëmijtë, pleqtë dhe të sëmurët kronik.
Ekspozimi ndaj tymit të mjeteve piroteknike mund të shkaktojë sulme astme, përkeqësimin e sëmundjes së mushkërive madje edhe probleme të zemrës – thonë nga Instituti duke njoftuar se piroteknika ndot ajrin dhe shqetëson kafshët.
Lidhur me përdorimin e mjeteve piroteknike, MPB-ja njoftoi se do të ndërmerr masa rigoroze dhe gjoba për të gjithë ata që në ëmnyrë të paautorizuar do t`i përdorin këto mjete duke rrezikuar të tjerët. Nga Policia kanë thënë se do të shtojnë patrullat nëpër vende më të frekuentuara për të mbajtur nën kontroll këtë dukuri.
Lidhur me “sofrën” e Vitit të Ri, ISHP-ja rekomandon kujdes me ushqimin dhe shmangien e konsumimit të tepërt të alkoolit.
ISHP-ja bën thirrje për kujdes dhe sjellje me përgjegjësi, duke rikujtuar se festat duhet të jenë kohë e gëzimit e jo e fatkeqësive dhe problemeve shëndetësore. /tvklan.mk/