Nata e 10-të e “Dance Albania”: Largohet Arbnora Ademaj, Adelina Tahiri ndan rrëfime të forta

Tematika e performancave të natës së dhjetë të spektaklit “Dance Albania” në Tv Klan ishin kërcimet nga filmat më të famshëm musical. Gjithçka nisi me energjinë e jurisë ku Ermal Mamaqi rezultoi “mjeshtër” në “twist” teksa dha edhe lajmin se libri i tij “Në garë me veten” ishte ndër më të shiturit në panair.

Cindy Marina shkeli e para në pistën e vallëzimit, ku “fluturoi” si një zog në padjeshka, gjë që e vendosi para pyetjes së Mamaqit: “Sa peshon?” Zbulimi i peshës nga Cindy “ndezi” batutat e jurisë që e quajtën një “thikë në zemër për vajzat”. Performanca e bukuroshes u ndoq nga partneri i saj, Genard Topalli duke i shtuar emocionet në këtë mbrëmje.

Adelina Tahiri theu zemrat me rrëfimin e saj se djali “nuk pranon ta shohë” për shkak të largësisë së saj prej tij. Ajo u ndal edhe në marrëdhënien me burrin duke i hyrë detajeve nga buja që pati, në njohjen e tyre, momentin kritik dhe si kuptoi që kishte rënë në dashuri.

Juria e spektaklit tregoi edhe ëndrrat e saj të mëdha nëse do luanin një rol. Ilir Shaqiri dëshiron rolin e Romeos në “Romeo dhe Zhuljeta” me Riccardo Cocciante, por uron që një ditë këtë ta arrijë vajza e tij, Emily. Klaudia Pepa do të dëshironte të ishte Esmeralda në “Notre Dame de Paris”, musical-i i preferuar i nënës së saj që do të bënte realitet një ëndërr për të dyja.

Një moment gazmor ishte kënga “A kanë ujë ato burime?” e sjellë nga vetë kryetari i jurisë, Ilir Shaqiri në një performancë të improvizuar. Menjëherë iu bashkua Mamaqi duke i mbajtur ison si dhe publiku e kasti.

Largimi i javës së kaluar i Visjan Ukcenajt nuk u la pa përmendur. Mamaqi, duke renditur personazhet më të këqija të filmave, tha se “ Visjani ishte personazhi më i keq i këtij spektakli”, por sigurisht sqaroi që ishte humor, njësoj si batutat që të dy kanë shkëmbyer gjatë puntatave të mëparshme.

Melisa Lleshi, si një nga personazhet më të komentuara, u ndal në dy pika kyçe të jetës së saj të cilat takohen tek dashuria. Konkurrentja zbuloi kur e ka dhënë puthjen e parë si dhe mendon se “nuk ka qenë asnjëherë e dashuruar”.

Kastro Zizo zbuloi se do të shkojë në SHBA për një projekt të madh mediatik.

Si më e votuara e jurisë, Adelina Tahiri fitoi kupën e mbrëmjes. Në “rrjetën” e duelit ranë Arbnora Ademaj si më pak e votuara dhe Melisa Lleshi, si e përzgjedhura e konkurrentëve. Në një përballje të vështirë në “Time of my life”, juria vendosi që garën ta vazhdonte Melisa duke mbetur 5 çifte në konkurrim.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share