Sonda Parker do thyejë rekordet e mëparshme
Viti 2024 që është në prag, konsiderohet për agjencinë amerikane NASA, një vit tepër i rëndësishëm për projektet hapësinore.
Një prej tyre është edhe sonda Parker, që ka si mision t’i afrohet më shumë se kurrë më parë një objekt i krijuar nga njeriu. Shkencëtarët e NASA-s kanë si synim që më 24 Dhjetor, sonda e nisur në 2018-ën, të arrijë një afërsi prej 6.1 mlionë kilometrash mbi sipërfaqen diellore që nënkupton përshikimin e gati 96% të distancës nga Toka në Diell, ose 4% të kësaj distance larg Diellit.
Misioni i sondës speciale është t’i dërgojë NASA-s, informacione mbi fenomenet që ndodhin brenda yllit të madh për të kuptuar mënyrën se si zhvillohen aktivitetet, pse shtohen dhe pse pakësohen ato.
Sonda po lëviz me një shpejtësi prej 195 km/sekondë. Afërsia më e madhe e një sonde me sipërfaqen e Diellit u arrit në 1976-ën nga sonda Helios 2, që i shkoi diellit gati 43 milionë kilometra larg.
Tv Klan