NASA lëshon raketën e parë nga Qendra Hapësinore australiane

Raketa do të vëzhgojë sistemet yjore më të afërt me planetin Tokë

Nisja e suksesshme nga Qendra Hapësinore Arnhem në  Australi shënon nisjen e parë të një rakete nga agjencia jashtë SHBA-së.

Nisja ishte gjithashtu e para në Australi në më shumë se 25 vjet. Kjo është raketa e parë nga tre të NASA-s që do të  lëshohen nga Qendra Hapësinore e sapondërtuar në Arnhem në Australi. Raketat e dyta dhe të treta janë planifikuar të lëshohen më 4 dhe 12 Korrik.

Raketa pritet të udhëtojë më shumë se 300 kilometra në hapësirë ​​në misionin e saj për të vëzhguar sistemet yjore më të afërt me Tokën.

Shkencëtarët shpresojnë se kjo do t’i ndihmojë ata të studiojnë ndikimin e dritës së një ylli në banueshmërinë e një planeti. Shkencëtarët e Universitetit të Miçiganit pritet të nxjerrin të dhëna të reja mbi strukturën dhe evolucionin e kozmosit.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share