Ka dështuar përpjekja e dytë e NASA për misionin e saj Artemis, nisja drejt Hënës e raketës më të fuqishme të saj.
Problemi kësaj radhe ka qenë një rrjedhje në serbatorin e hidrogjenit. Raketa djeg 2.7 milionë litra hidrogjen dhe oksigjen të lëngshëm për të siguruar shtytjen e nevojshme nga Toka.
Por teksa u dha komanda për të lëshimin e raketës, sensorët sinjalizuan për një rrjedhje hidrogjeni .
Kjo është hera e dytë që dështon përpjekja e NASA-s për të nisur drejt Hënës këtë raketë. Një javë më parë, misioni u anulua për shkak të probleme teknike dhe motit, pasi temperatura e motorëve të raketës ishte shumë e lartë.
Problemi i sotëm i rrjedhjes së hidrogjenit u zbulua në mëngjes dhe që prej disa orësh ekspertët e NASA-s janë përpjekur për ta rregulluar, por deri më tani pa sukses. Në këto kushte, u detyruan të anulojnë sërish nisjen e raketës që ishte parashikuar gjatë pasdites. /tvklan.al