Nancy Pelosi mbështet Harrisin për president

Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, ka mbështetur nënpresidenten Kamala Harris.

“Sot, me krenari të pamasë dhe optimizëm të pakufishëm për të ardhmen e vendit tonë, unë mbështes zëvendëspresidenten Kamala Harris për Presidente të Shteteve të Bashkuara. Mbështetja ime entuziaste për Kamala Harris për President është zyrtare, personale dhe politike. Zyrtarisht, kam parë forcën dhe guximin e Kamala Harris si një kampione për familjet që punojnë, veçanërisht duke luftuar për të drejtën e një gruaje për të zgjedhur. Personalisht, unë e kam njohur Kamala Harris për dekada të tëra si të rrënjosura në vlera të forta, besim dhe përkushtim ndaj shërbimit publik. Politikisht, mos bëni gabim: Kamala Harris si një grua në politikë është jashtëzakonisht e zgjuar – dhe kam besim të plotë se ajo do të na çojë drejt fitores në nëntor”, tha Pelosi.

Pelosi i kishte thënë më parë Bidenit privatisht se sondazhet treguan se ai nuk mund të fitonte, u zha nga një burim i CNN.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share