Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka uruar 28 nëntorin të gjithë shqiptarëve.
Përmes një postimi në Facebook, Arifi ka bërë të ditur se ka vendosur të valoj flamurin kombëtar në ndërtesën e komunës së Bujanocit, pavarësisht ndalimit me ligj nga autoritet serbe.
Ai tha se këtë e bëri me dëshirën që flamuri kombëtar të valojë lirshëm në të ardhmen.
Postimi i plotë:
Shqiptarë kudo që jeni,
Edhe sot, si viteve tjera, vendosëm flamurin kombëtar shqiptar në ndërtesën e komunës së Bujanocit, me dëshirën që flamuri kombëtar të valojë lirshëm në të ardhmen.
Urime 28 Nëntori – Dita e flamurit!
Festofshim edhe shumë vite së bashku! /EO