Tenisti spanjoll eliminoi australianin Rinky Hijikata në turneun amerikan, edhe Carlos Alcaraz kualifikohet
Rafael Nadal e nisi me fitore garën në turneun e US Open, ndësa mundi australianin Rinki Hijikata 4-6 6-2 6-3 6-3 me sete.
Për spanjollin kjo është paraqitja e parë në turneun amerikan, pasi e fitoi atë në 2019.
Nadal ishte i paqartë për pjesëmarrjen deri në momentet e fundit, për shkak të një dëmtimi në muskujt e barkut. Por ai u fut në fushë e madje hasi vështirësi në nisje, duke humbur edhe setin e parë.
Australiani fitoi setin e parë në pjesëmarrjen e tij të parë në një Grand Slam, por më pas, spanjolli ishte i papërmbajtshëm.
Pavarësisht rezistencës së 21-vjeçarit, 22 herë fituesi i Grand Slam e pati ndeshje nën kontroll dhe festoi në fund kualifikimin për në raundin pasardhës.
Spanjolli Carlos Alcaraz u kualifikua në raundin e dytë të US Open, pasi një dëmtim e detyroi kundërshtarin argjentinas Sebastian Baez që të tërhiqej ndërsa spanjolli po kryesonte ndeshjen 7-5 7-5 2-0 në stadiumin “Arthur Eshi”.
Pëveç lojës së fortë, një tjetër problem për tenistët ishin temperatura e lartë dhe lagështia.
Klan News