Nacionalistët bullgarë protestojnë kundër bazave të NATO-s

THIRRJE QEVERISË QË TË DORËHIQET DHE TË KËRKUAN QË MOS TË DËRGOHEN ME ARME NE UKRAINE 

Nacionalistët bullgarë u përleshën me policinë kundër politikave të qeverisë pro-perëndimore. Qindra protestues që kundërshtojnë mbështetjen bullgare për luftën në Ukrainë kërkuan zgjedhje të parakohshme. Ata bënë gjithashtu  thirrje për dorëheqjen e qeverisë dhe mbylljen e bazave ushtarake të NATO-s.

Mbështetësit e partisë ultra-nacionaliste Vazrazhdane ( Rilindja) u përleshën me policinë bullgare kundër politikave të qeverisë pro-perëndimore.

Qindra protestues që kundërshtojnë mbështetjen për Ukrainën në luftën e saj me Rusinë u mblodhën para ndërtesës së parlamentit duke valëvitur flamujt kombëtarë bullgarë dhe rusë, duke rënë bilbilave dhe duke kërkuar zgjedhje të parakohshme në vendin që ka kaluar pesë zgjedhje në dy vitet e fundit.

Ata i bënë  thirrje për dorëheqjen e qeverisë dhe mbylljen e bazave ushtarake të NATO-s. Disa protestues mbanin pankarta ku shkruhej “Jashtë bazat amerikane! Bullgaria është një zonë paqeje”.

Protestuesit brohorisnin “Dorëheqje”, ndërsa policia e pajisur përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e cila hodhi vezë në ndërtesat qevritare.

”Askush nuk do i pyet bullgarët se çfarë duan. Bullgarët nuk duan të marrin pjesë në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës, ne duam të jemi një vend neutral. Ne bullgarët nuk duam që ajo të eksportojë armë që e nxit luftën edhe më tej” – tha një banore.

Protestuesit përfunduan protestën e tyre përpara një monumenti të ushtrisë sovjetike dhe u përleshën me policinë duke u përpjekur t’i ndalonte ata të afroheshin pranë monumentit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share