Lidhur me reagimin e specializantëve dhe mjekëve të rinj, për pagesën e pagave dhe kompensimeve, ISHP Klinika Universitare për Sëmundje të Fëmijëve – Shkup informon se pas pëlqimit të marrë nga Fondi për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë, prej datës 26 janar janë bërë llogaritjet për pagesën e pagave për këtë muaj, si dhe për muajin dhjetor dhe pas kësaj do të veprohet në tërësi, citohet në deklaratën me shkrim të u.d. drejtoreshës mjekësore, prof. dr. Stojka Naceva Fushtic.
“Lidhur me pagesën e kompensimeve të kujdestarisë për muajin e tetë dhe të nëntë të vitit të kaluar është bërë pagesa dhe për muajt 10, 11, 12, si dhe për muajin e parë të këtij viti, pagesa do të bëhet pas pëlqimit të FSSHM. ISHP Klinika Universitare për Sëmundje të Fëmijëve – Shkup mbështet specializantët privatë në realizimin e specializimit të tyre, por pagesa e pagave dhe kompensimeve nga pagat mund të bëhet ekskluzivisht në përputhje me Ligjin për kujdesin shëndetësor, ndërsa pas marrjes së pëlqimit nga FSSHM” , shtohet në deklaratë. /MIA