Mynih, pianisti luan mbi vinç

Spektatorët sfiduan të ftohtin për të ndjekur performancën e veçantë

Teksa agimi zbardh në Mynih, një piano e madhe e ndriçuar u ngrit në ajër së bashku me pianistin zviceran Alain Roche. Rreth 10 metra mbi tokë dhe në një pozicion aspak të zakontë, pianisti performoi një pjesë të titulluar “Solstici i Dimrit” si pjesë e projektit të tij artistik “Piano Vertical”.

“Muzika është kompozuar në datën 22 dhjetor, ditën e solsticit dimëror. Quhet “Solstici i dimrit” dhe që nga ajo kohë unë e ndryshoj nga pak çdo ditë, në varësi të tingujve të natyrës që dëgjoj dhe çfarë mësoj çdo ditë, duke qenë jashtë, ndonjëherë në kushte shumë ekstreme të motit me shumë erë, akull, borë dhe shi. Dhe e gjithë kjo më fton të transformoj më tej dhe të ndryshoj pjesën muzikore.”

Temperaturat në qytetin gjerman ishin të ulëta, por kjo nuk i pengoi spektatorët të mblidheshin për të parë performancën që sipas tyre ishte e jashtëzakonshme.

“Më dukej e pabesueshme që ai mund të luajë kështu, veçanërisht me këtë erë, dhe atmosfera është vërtet e mrekullueshme. Dhe është një gjë unike për dikë të luajë piano në një vinç, kjo është fantastike. Muzika gjithashtu. E mrekullueshme. Unikale.”

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share