Muzeu i “Alkaloidit” SHA Shkup – Tradita dhe Historia korporative në një vend!

“Alkaloidi” ka zyrtarizuar hapjen e Muzeut korporativ në kuadër të lokalitetit të saj në “Autokomandë”, I cili paraqet udhëtim autentik në kohë të historisë së kompanisë.

Koleksioni inicial i Muzeut përmban dëshmi të prekshme nga fillmet modeste të kompanisë, zhvillim kronologjik, dhjetëvjecar të rritjes 9 dekadëshe, si dhe globalizimin dhe modernizimin e “Alkaloidit” të sotëm si brend me mijëra të punësuar dhe miliona klienët të kënaqur.

Me sipërfaqe prej 300 m2, Muzeu “Alkaloid” SHA Shkup, përmban segmente të koleksionuara me kujdes të historisë së pasur të kompanisë dhe brezave të punës së kësaj kompanie. Eksponatet muzeale përmbajnë filimin e parë për “Alkaloid” të vitit 1950, kutinë më të vjetër dhe lejen origjinale për prodhimin e ilaçit “Kafetin” të vitit 1957, paketimet e para të “Bekutanit” nga viti 1978, historinë e Bilkës me brendin Good Nature të vitit 1966, maqinat më të vjetra industrial, retrospektivën e logotipit të kompanisë ndër dekada, ekzemplarë nga edicionet e para të të ashtuquajturës gazetë e fabrikës së “Alkaloid” nga viti 1971 etj.

Koleksioni përmban edhe eksponate nga prodhimet më të reja dhe brende të “Alkaloidit”, sikurse “BlokMaks” viti 2012, ekstenzionet e “Prokulin” viti 2017, Becutan Kids Vits” viti 2019, portfolja “Multi Esens” viti 2020 etj.

“Kjo hapësirë përmban kujtime të shumënumërta dhe momente të rëndësishme të shekullit të punës dhe gjeneratave të alkaloidëve, që dëshmojnë për zhvillimin etapor të një rrëfimi të suksesshëm maqedonas, ku sot breza të rinj janë duke e rrëfyer jashtë kufijve të vendit, me plasmane në mbi 50 vende të botës. Në një vend kemi vënë fillimet modeste me dy repartee, ku 15 punonjës prodhonin 350 kg lëndë të para farmaceutike, deri sot, kur në kulmin e dekadës së 9-të të ekzistimit kemi mbi 80.000 m2 kapacitete prodhuese, mijëra të punësuar dhe miliona shfrytëzues të kënaqur” – ka deklaruar Drejtori i Përgjithshëm dhe Drejtori i Këshillit Drejtues të “Alkaloidit”, Zhivko Mukaetov.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share