Mustafa Ademi: Fati u buzëqesh të guximshmëve, e kroatët ishin të tillë

Gazetari i njohur i sportit, Mustafa Ademi duke analizuar ndeshjet e sotme të Botërorit, përballë gazetarit Zekirja Mexhiti në MundoKlan, çmoi lartë kroatët dhe guximin e treguar në ndeshjet e fundit. Edhe pse Brazili ka qenë favorit, megjithatë sipas Ademit, befasia e sotme nuk ishte edhe aq e madhe, shkaku i kualitetit të kroatëve.

“Nëse e marrim parasysh atë që ka bërë Kroacia në vitet e fundit, mund të themi se ishte befasi, por jo aq e madhe. Duke e ditur se Kroacia është nënkampion në fuqi i botës. Së fundmi e fitoi edhe grupin e vet në Ligën e Kombeve…”, deklaroi mes tjerash gazetari i njohur i sportit, Mustafa Ademi në MundoKlan./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share