Musliu- Shoshi për Kurtin: Historia do ta njohë si lider përçarës i kombit shqiptar

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, lidhur me deklaratës e tij për çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut.

Ajo ka vlerësuar se kryeministrin Kurtin historia do ta njohë si lider përçarës të kombit shqiptar.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se një lider që pretendon të mbrojë interesat kombëtare nuk mund të përfshihet në retorika që dëmtojnë arritjet e shqiptarëve në Maqedoni.

“Historia do të njeh si lider PËRÇARËS i kombit shqiptar! Një lider që pretendon të mbrojë interesat kombëtare nuk mund të përfshihet në retorika që dëmtojnë arritjet e bashkëkombësve në rajon. Në vend që të shërbejë si urë lidhëse mes shqiptarëve kudo ku ndodhen, Kurti po ndjek një linjë që forcon ndasitë dhe krijon konflikte të panevojshme. Bashkëpunimi dhe uniteti janë rruga drejt suksesit!”, ka shkruar ajo.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share