Musliu: Pse nuk bëhen publike listat e kuvendarëve? – Sela: Turpi i shtëpisë nuk del në treg!

Analisti Albert Musliu në Klan Debat përballë Ziadin Selës, duke komentuar ngjarjet në ASH, ka shprehur hutinë që krijohet me listat e kuvendarëve nga të dyja palët brenda kësaj partie. Ai sugjeroi që këto lista të bëhen publike dhe që opinioni ta vlerësoje së kush ka të drejtë. Musliu pyeti edhe për koaliconimet e mundshme të të dyja palëve, pasi sipas tij, njëra palë mund të mbesë pa vulë. Nga ana tjetër, Sela akuzoi Taravarin sepse, sipas tij, ka krijuar grup brenda komunës së Gostivarit, që merret vetëm me shpifje kundër tij.

Musliu: Ju mund të hyni edhe në një betejë ligjore. A e rrit kjo varshmërinë Aleancës, të cilësdo pjesë, ndaj partnerëve eventualë? Se njëri do ngelë pa vulë, d.m.th. do të duhet t’i ngitet dikujt tjetër që t’ia mundësojë angazhimin nëpërmjet vulës. Ne e kemi parë atë në Maqedoni, në zgedhjet lokale një kryetar nuk kishte durim të presë e e mori vulën e një subjekti politik. kjo do ta rrisë varshmërinë dhe vulnerabilitetin e një strukture ndaj atyre me të cilët para kësaj keni negociuar në pozita të barabarata. Besoj se keni negociuar me parti politike. Se shiko tani, është impresioni dhe sulmi nga pala tjetër se ju e bëni këtë sepse doni të shkoni me BDI-në.

Sela: I vetmi vendim legal, statutar është vendimi i sjellë diku në 24-25 tetor të vitit të kaluar, në të cilin Kryesia Qendrore ka votuar që ASH të shkojë e vetme në zgjedhje. Për të qenë i sinqertë deri në fund, gjatë kësaj periudhe, është e vërtetë se ka pasur negociata, bisedime e gjitha këto. ne para vitit të ri kemi pasur një takim, më thirrën këto drejtorët e klinikave se do jetë edhe kryetari i partisë, të hamë një mëngjes bashkë… Unë kam shkuar pak më vonë atje, deri sa erdha prej Struge. U takuam, u përshëndetëm dhe Arbeni më tha të dalim pak tek tavolina tjetër. Më raportoi për takimin me Aliun dhe ofertën që e ka pasur Aliu. Më tha që do bisedojë edhe me opozitën. Nisi të më bëjë tifo për ofertën e Aliut dhe BDI-së. Unë nuk kam pasur kontakte e negociat me Aliun dhe BDI-në, për t’iu përgjigjur pyetjes së një grupi special  brenda për brenda, jo Aleancës, por Komunës së Gostivarit, që ky e ka krijuar në mënyrë që vazhdimisht të shpifë nëpër ndeje, nëpër kafene, që unë dua ta çoj partinë këtu apo atje./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share