Analisti Albert Musliu në Klan Debat ka theksuar se organizimi i Samitit të OSBE-së në Shkup dhe arritja që në të të marrin pjesë shefat e diplomacisë të SHBA-së dhe Ukrainës ia shton madhështinë këtij organizimi. Musliu hedh poshtë pretendimet e opozitës se RMV ia ka kthyer shpinën Ukrainës me ftesën që ia bëri Lavrovit rus.
“Politika jonë e jashtme e udhëhequr prej Bujarit nuk ka pasur dilema për atë temë… Të kishte ndonjë rezervë se eventualisht Maqedonia ka vepruar gabim me prurjen e Lavrovit nuk do të vinte as Blinkeni”, thotë Alber Musliu./KlanMacedonia