Musk mbron vendimin për shkarkimin e rreth gjysmës së fuqisë punëtore në kompaninë Twitter

Pronari i ri i Twitter, Elon Musk ka mbrojtur shkarkimin e rreth gjysmës së fuqisë punëtore të kompanisë, duke thënë se ai nuk kishte “zgjidhje” pasi Twitter po humbte më shumë se 4 milionë dollarë (3.5 milion £) në ditë.

Një postim në Twitter nga Yoel Roth, kreu i sigurisë dhe integritetit të Twitter, iu referua “përafërsisht 50% shkurtime në mbarë kompaninë”. Por Musk tha se angazhimi i gjigantit të mediave sociale për moderimin e përmbajtjes ishte “absolutisht i pandryshuar”.

Musk, njeriu më i pasur në botë, mori drejtimin e Tëitter në një marrëveshje prej 44 miliardë dollarësh (38.7 miliardë paund).

Miliarderi insistoi në postimin e tij në Twitter se të gjithë atyre që humbën punën iu ofruan tre muaj pagesa të largimit, “që është 50% më shumë sesa kërkohet me ligj”./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share