I ashtuqaujturi “Grupi i Zjarrit” brenda BDI-së, përmes një letre që i dërguar kreut të partisë, Ali Ahmetit i kanë publikuar kërkesat e tyre. Në letrën e publikuar me gjithë nënshkrimet thuhet se në dy vitet e fundit në këtë parti nuk ekzistojnë dhe nuk themelohen organet partiake, ndërsa vendimmarrja është bërë pronë individuale.
Në vijim ua sjellim letrën e plotë që i është dërguar mediave nga ky grup
Duke patur parasysh gjendjen e krijuar organizative per brenda BDI-së gjate një periudhe dyvjeçare, jemi të detyruar të ngrejme zerin dhe te reagojme qe atë të cilën e kemi krijuar me mish e me shpirt, pra Bashkimin Demokratik per Integrim, ta kthejme në pozitën sic zhvillohej plot 18 vite- pra mire të organizuar dhe mire të strukturuar.
Bashkimi Demokratik per Integrim nuk eshtë thjeshtë nje parti politike, por BDI eshtē vlerë, e cila 18 vite ka ruajtur dhe ka avancuar te drejtat e shqiptarëve, një familje e hapur dhe me konsultime brenda për brenda, pa privilegie individuale, me organe statutare dhe me rritje te vazhdueshme tē trupit elektoral. Si te tille duhet patjeter ta kthejme aty ku e ka vendin.
Ne konstatojmë:
-Në BDI gati per dy vite nuk ekzistojne dhe nuk themelohen organet statutare partiake!
-Si pasojë e kësaj, vendimmarrja politikeështe bērë pronë individuale!
-Nuk ka debat dhe konsultime me bazat partiake!
-Zgjedhjet kadrovike jane shnderruar ne privilegi tē individit Artan Grubi!
-Nuk ka Llogaridhenie për punen e Qeverise dhe programin politik per gati dy vite!
-Për shkak te mosfunksionimit te jetes organizative të Bashkimit Demokratik per Integrim, ne konstatojme se ka rēnie tê mbēshtetjes per partinē(Zgjedhjet e fundit ne Tetovë)!
-Sjellja arrogante dhe diletante e ekzekutivit ne krye me Artan
Grubin, kane shkaktuar pakënaqësi, revoltë dhe pasivitet te strukturave dhe të votuesve!
Koncentrimi i pushtetit politik, programor e kadrovik tek individi dhe përjashtimi i strukturave meritore nga vendimmarrja politike dhe tendenca per tjetersimin e BDI-sē, ka shkaktuar revoltë tek anëtarésia më meritore për fitoret e BDI-së ne të kaluaren.
Pikerisht per keto arsye kërkojme:
-Debat politik brenda partise për tejkalimin e kësaj situate; -Pergjegjési dhe llogaridhēnie nga mbajtésit e pushtetit ekzekutiv; -Apelojme qe te nderpritet “lufta” politike brenda llojit;
I-bējme thirrje anetarësisë dhe strukturave partiake që tê angazhohen nē evitimin dhe tejkalimin e këtyre dukurive dhe të kesaj situate;
-Kerkojme nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti që të shfrytëzoje autoritetin e vet politik dhe statutar për gjetjen e nje zgjidhje per ruajtjen e unitetit partiak, thuhet ne njoftim. /KlanMacedonia/
Emri dhe Mbiemri Nenshkrimi