Pavarësisht ndarjes së Shqipërisë nga Maqedoni e Veriut në rrugën drejtë integrimit në BE , ministri i Euro-integrimeve, Ohran Murtezani është optimist dhe është i bindur se procesi euro integrues i vendit është i gjallë.
Murtezani thotë se vendi është duke kërkuar zgjidhje që do të garantojë që në të ardhmen të mos ketë bllokada të reja, qoftë nga Bullgaria ose ndonjë shtet tjetër.
Ministri Murtezani foli edhe për afatizimin e VLEN lidhur me ndryshimet Kushtetuese kundrejtë VMRO-së por nuk precizoi nëse VLEN do ta lëshoj Qeverinë në rast se nuk përmbushet kërkesa e tyre, ndryshime Kushtetuese brenda gjashtë muajshe.
Bilall Kasami në një paraqitje televizive mbrëm tha se VLEN nuk do të qëndrojë në qeeri me VMRO DPMNE-së nëse nuk realizohen ndryshimet kushtetuese por edhe ai nuk precizoi se deri kur do të presin të ndodhë një gjë e tillë.