Mallorca mundet 4-1 nga kampionet e Spanjës
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi realizoi një gol të bukur, por që nuk i mjaftoi ekipit i tij, Majorka të dalë me pikë nga ndeshja me Real Madrid.
Muriqi shënoi golin e parë të sfidës së luajtur në “Santiago Bernabeu” në minutën e 35-të. Madrilenët barazuan në fund të pjesës së parë me Valverde.
Në pjesën e dytë, Real shënoi edhe 3 herë të tjera me Vinicius, Rodrigo dhe Rudiger. Ky ishte goli i tretë i Muriqit këtë sezon të La Ligës.
Tv Klan