Murati: Shpresoj që një ditë do të flas në gjuhën turke në këtë Kuvend

Deputeti Sali Murat në seancën e sotme në Kuvend në fjalimin e tij iu drejtua opinionit në gjuhën turke, Gashi e ndërprenë dhe e rikujton se po e thyen rregulloren.

Murati u shpreh se me ardhjen e demoracisë në Maqedoninë e veriut është ndaluar përdorimi i gjuhës turke në Kuvend që dikur ka qenë e lejuar.

“Për fjalimin tim të parë në seancën e Kuvendit do të kisha dashur të flisja në gjuhën turke. Shpresoj që puna e Kuvendit të jetë e dobishme për popullin tonë dhe vendin tonë, uroj që, si deputetët e tjerë, edhe ne përfaqësuesit e komunitetit turk të kemi mundësi të flasim në gjuhën amtare në kuvend, fatkeqësisht kjo e drejtë në emër të demokracisë iu hoq për shkak të një qëndrimi diskriminues dhe imponues vite më parë, shpresoj se me demokratizimin e Maqedonisë do të sigurohet sundimi i ligjit për të gjithë popujt, gjuhët do të bëhen të barabarta dhe të gjithë që janë ulur në këtë kuvend do të flasin dhe do të mësojnë në turqisht.
Për të kujtuar opinionin maqedonas dua të them se nga viti 1946 deri ne vitin 1990 mund te kontrolloni ne arkivat e shtetit tonë, se ne flisnin ne gjuhen turke. Prandaj me lejoni te jem i shkurter sepse e kam dalë pra komunitetin turk dhe shpresoj qe puna në Kuvend do të jetë e dobishëme dhe e frytshme veçanërisht për bashkatdhetarët tanë, popullin tonë dhe vendin tonë”, tha Murati./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share