Ka përfunduar shpërndarja e librave për pjesën më të madhe të nxënësve, thotë në Klan Debat, Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri. Sipas tij, ka përmirësime në këtë çështje dhe se shifrat e prezantuara janë të mëhershme, ndërsa situata reale është ndryshe.
“Ka përfunduar nga klasa e parë deri në klasën e 9-të, përveç për klasën e gjashtë, për të cilën kemi qenë transparent gjatë gjithë kohës… në momenti që po bisedojmë, ditën e djeshme por edhe ditën e nesërme do të vazhdojë shpërndarja e teksteve sa i takon klasës së gjashtë”, tha mes tjerash Shaqiri në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin./KlanMacedonia