Mungesa të rëndësishme te Spanja

Iberikët drejt Katarit, lënë në shtëpi Ramos, De Gea e Thiago

Spanja ka bërë publike emrat e 26 futbollistëve që do të marrin pjesë në Kupën e Botës Katar 2022, por mbrojtësi Serxho Ramos, portieri David de Gea dhe mesfushori Tiago mungojnë.

Trajneri Luis Enrike preferoi mos ta merrte mbrojtësin e PSG-së, pavarësisht se ai ka luajtur në 180 takime me “Furinë e kuqe” e është lojtari me më shumë ndeshje.

Edhe ylli i “të kuqve” pavarësisht se ka bërë paraqitje të mira me klubin anglez, vazhdon të mos jetë pjesë e përfaqësueses që nga Euro 2020. Në Katar 2022 do të shkojnë pesë yje të Premier Ligës.

Cesar Azpilicueta, Aymeric Laporte dhe Rodri, si edhe portierët e Brentford dhe Brighton, David Raja dhe Robert Sanchez, që u preferuan në vend të gardianit të United, De Gea.

Enrike mori edhe veteranët e Realit dhe Barcës, Dani Carvajal dhe Zhordi Alba e po ashtu edhe Eric Garcia-n. Mesfusha është një përzierje mes përvojës dhe rinisë, duke nisur nga Koke, Sergio Busquets, Gavi dhe Pedri.

Për ofensivën u thirrën Alvaro Morata dhe Ferran Torres, si edhe Ansu Fati, që ishte në dyshim për shkak dëmtimi.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share