Familjarët kërkojnë përgjegjësi për fajtorët
Mungesa e super-ekspertizës vijon ta zvarrisë epilogun gjyqësor në rastin e aksidentit tragjik në fshatin Llaskarcë. Familjarë të viktimave dhe të të lënduarve para gjykatës penale Shkup u ankuan se presionet politike ndikojnë që rasti të mos ketë një epilog.
“Pas një viti nuk kanë lëvizur aspak proceri gjyqësor. Kjo është turp për gjyqësorin dhe turp për gjykatësin i cili po e udhëheq lëndën. Kjo tregon se gjykata vetëm po blen kohë dhe do që të gjen mënyrë se sit ë akuzuarit që kanë bërë krimin, vranë 16 njerëz, dhe në fund të jenë të liruar”, thotë një familjar.
“Të ndjerit nuk vdiqën nga fatkeqësia apo nga fati por nga papërgjegjësia dhe prej mospasjes së kontolleve”, thotë njëri nga familjarët.
Për vonesën e super-ekspertizës u ankuan edhe nga Gjykata Penale.
“Për të gjitha kërkesat, por edhe për zvarritjen e kësaj për një vit, gjykata ka informuar Këshillin Gjyqësor në Maqedoninë e Veriut, ndërsa në një ngjarje që u realizua shpejt kohë në gjykatë, për këtë rast e njoftuam edhe Ministrin e Drejtësisë”, thonë nga Gkykata Penale në Shkup.
Nga Aleanca për Shqiptarët akuzuan gjykatat se po fshehin të vërtetën dhe mbrojnë fajtorët si për rastin Llaslarca poashtu edhe për autobusin Besa Trans.
“As ky e as rasti i Llaskarcës nuk po marrin epilog dhe gjithë kjo falë gjyqësorit të kontrolluar jo vetëm nga politika, por edhe nga grupet e interesit”, deklaroi deputeti Atnan Neziri nga ASH.
Gjykimi për rastin “Llaskarca” ka filluar në shtator të vitit 2019 dhe për të janë zhvilluar mbi 100 seanca gjyqësore. Me superekzpertizën gjykata mbyll procedurën e dëshmive dhe lënda kalon në fazën e fjalëve përfundimtare dhe aktgjykimit./KlanMacedonia