Mungesa e nxënësve dhe rreziku i mbylljes së paraleleve? – Shaqiri: Do të ndryshojmë mënyrën e financimit të arsimit fillor

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri në Klan Debat deklaroi se në MASH po disktuohet për një mënyrë të re të financimit të arsimit fillor e ndikuar edhe nga numri i vogël i nxënësve. Shaqiri përmendi edhe procesit e optimizimit dhe debatit që mund të hapet nga ky proces.

“Kur përmendet ky optimizim, çdoherë është diskutimi se sa mësues do të mbesin pa punë”, shtoi Shaqiri.

Sipas tij, prindërit nuk ikin vetëm shkaku i kushteve të rënda në shkollat ku mësojnë fëmijët e tyre sepse sipas tij ka mjaft qytetarë që ikin edhe nga zonat apo vendet ku kanë shkolla shumë të zhvilluara.

“Ju duhet të pajtoheni me faktin se sfidat e largimit nuk janë veëm tek ne, por edhe në vendet e BE-së”, tha mes tjersh Shaqiri./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share