Pas bllokimit që i bëri Izraeli duke mbyllur aksesin në energjinë elektrike, ushqimin, karburantin dhe ujin, në Gaza ka nisur të ketë mungesë të karburantit dhe kjo gjë duket që po ndikon më së shumti në shëndetësi.
Ditën e sotme, autoriteti energjetik vendosi të mbyllë stacionin e vetëm të energjisë në Gaza, sepse karburanti po mbaron dhe kjo do të ndikojë në disa shërbime thelbësore, siç janë spitalet.
Sipas asaj që raporton BBC, ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi ka thënë se spitalet tani duhet të kufizojnë punën e tyre në trajtimin e shpëtimit të jetëve, kështu që për momentin ata nuk do të trajtojnë askënd që nuk është në gjendje kërcënuese për jetën./tvklan.al