Mungesa e borës në Himalaje kërcënon furnizimin me ujë

Në Himalaje, mungesa e borës po kërcënon furnizimin me ujë të pijshëm për miliona banorë. Sasia e ulët e dëborës dhe shkurtimi i kohës së qëndrimit të saj në tokë janë shqetësuese.

Studiuesit nga Qendra Ndërkombëtare për Zhvillimin e Integruar të Maleve (Icimod) vënë në dukje një anomali të rëndësishme në pellgun e lumit Gangu, ku kohëzgjatja e qëndrimit të borës është 17% më e ulët se normalja. Autoritetet duhet të marrin masa për të parandaluar një krizë të mundshme të ujit në rajonin malor.

Sipas studiuesve nga uji i krijuar nga shkrirja e borës dhe akullit janë të varur rreth 240 milionë vetë në rajonin e Himalajeve dhe 1,65 miliardë njerëz të tjerë që jetojnë përgjatë lumenjve që burojnë nga Himalajet.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share