Mungesa e barnave në Onkologji/ Klekovski: Duke filluar nga kjo javë, do të tejkalohet mungesa e barnave

Nga kjo javë do të tejkalohet mungesa e dy barnave në Klinikën Universitare për Radioterapi dhe Onkologji në Shkup ndërsa për tre të tjera do të ketë zgjidhje në dhjetë ditet e ardhëshme, këtë e deklaroj sot drejtori i Fondit për sigurim shëndetësor, Sasho Klekovski. Ai theksoi se shumë shpejtë barnat do të jenë në dispozicion të cilat do të sigurohen përmes procedurave përkatëse.

“Për të kapërcyer problemin, duhet të dini pse ka ndodhur problemi. Po, për momentin ka mungesë të pesë medikamenteve.Dhe mungesa e barnave është pjesërisht për shkak të problemeve tradicionale, pjesërisht për shkak të ndryshimeve që ndodhin në problemet tradicionale, gjithmonë në kalimin nga një vit financiar në tjetrin, probleme të tilla ndodhin” – tha Sasho Klekovski

Sipas Klekovskit, problemi nuk është financiar. Ai deklaroj që në bashkëpunim me Byronë e Prokurimit Publik  duke filluaur nga kjo javë e deri në dhjetë ditet e ardhëshme ky problem do të zgjidhet plotësisht.

Ndërkaq kanë reaguar nga Levica, nga kjo parti thonë se  pas skandaleve me vjedhjen e barnave nga Klinika e Onkologjisë, të cilat përfunduan në tregun e zi, administrata e re ka arritur kulmin e paaftësisë nga ku prej disa javësh pacientët nuk kanë akses në citostatikët që shpëtojnë jetën.

“Maqedonia nuk është vend i varfër, por drejtohet nga politikanë të korruptuar dhe lakmitarë! Dëshmi e kësaj është nisma e fundit për blerjen e një avioni të ri qeveritar – një shpenzim luksi që vjen në një kohë kur pacientët me kancer vdesin nga mungesa e mjekimeve dhe presin terminet për kontrolle. Ministri Taravari, i cili me pompozitet paralajmëroi reforma në shëndetësinë publike që do t’i tejkalonin këto probleme, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim thelbësor si ministër që nga fillimi i qeverisjes së tij”. Thonë nga partia e majta. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share