Mungesa e artikujve bazë thellojnë krizën në Gaza

Shumë prej tyre janë ndaluar në enklavë që konsideron se ka përdorim të dyfishtë civil ose ushtarak

Makineritë për pastrimin e ujit, furnizimet mjekësore dhe tendat janë ndër artikujt që Izraeli ka bllokuar hyrjen në Gaza me kamionë ndihma, sipas një dokumenti të Gjysmëhënës së Kuqe egjiptiane.

Sipas një politike që daton prej kohësh para sulmit të 7 tetorit të Hamasit ndaj Izraelit dhe luftës që pasoi në Gaza , Izraeli inspekton kamionët e destinuar për në enklavën palestineze për të ndaluar çdo send që konsideron se ka “përdorim të dyfishtë” të mundshëm civil ose ushtarak.

Por çështja se cilat artikuj kalojnë apo nuk kalojnë është bërë më urgjente dhe më e kontestuar. Konflikti ka zhvendosur shumicën e popullsisë së Gazës dhe ka shkaktuar mungesa akute të ushqimit, ujit, ilaçeve dhe nevojave të tjera themelore.

Dokumenti i Gjysmëhënës së Kuqe egjiptiane, i cili daton nga mesi i dhjetorit, thotë se 1200 pastrues uji, 100 cilindra oksigjeni, një gjenerator oksigjeni, 1000 artikuj me energji diellore, 24 gjeneratorë të thjeshtë dhe 418 furnizime mjekësore janë bllokuar që nga fillimi i luftës.

“Filtrat pastrojnë ujin me kripë nga toka dhe papastërtitë nga nëntoka dhe nëse këto filtra përdoren për një kohë të gjatë. Kërkojmë që të sigurohen këto materiale, sepse nëse nuk vijnë, cilësia e ujit do të ulet dhe uji nuk do të jetë i pijshëm pa këto artikuj. Kjo do të shkaktojë sëmundje dhe probleme për pacientët me komplikacione me veshkat, ndaj do të ndalojmë furnizimin me ujë të pijshëm.”

COGAT, një agjenci izraelite e Ministrisë së Mbrojtjes që koordinon dërgesat e ndihmave me Kombet e Bashkuara dhe grupet humanitare, ka mohuar se po i mban ndihmat.

11,220 ton furnizime mjekësore, duke përfshirë makina me rreze X dhe gjeneratorë oksigjeni për spitalet, kishin hyrë në Gaza, si dhe filtra për përdorim në një impiant shkripëzimit të ujit dhe filtra të lëvizshëm të shkripëzimit.

“Ne nuk po refuzojmë asgjë si ushqim, ujë, furnizime mjekësore dhe strehimore. Të gjithë ata po hyjnë çdo ditë, qindra kamionë në Gaza. Dhe shpresoj që OKB-ja do të rrisë kapacitetin e tyre për të marrë më shumë dhe për të shpërndarë më shumë. Pra, asgjë nuk është refuzuar, nëse ka gjëra që janë jashtë këtyre katër kategorive, është refuzuar tani për tani, por përveç kësaj asgjë nuk është refuzuar. Dhe sa i përket vendkalimeve, si në Kerem Shalom dhe në Nitzana kemi oficerët tanë. Kështu që jam i sigurt se punëtorët në vendkalime po bëjnë punën e tyre dhe ne jemi krah për krah.”

Një punonjës humanitar nga një grup ndërkombëtar ndihmash, i cili nuk donte të identifikokej për shkak të ndjeshmërisë së temës, tha se ishin të vetëdijshëm se disa lloje të pajisjeve mjekësore, duke përfshirë aparatet me rreze X, shkaktojnë probleme.

Në Rafah, brenda Gazës, reporterët e Reuters panë një grumbull të çadrave të trasha të hedhura në dysheme në një cep të Spitalit të Kuvajtit. Kjo ishte për shkak se ata ishin dorëzuar pa shtylla, sipas Dr Suhaib al-Hams, kryetar i bordit të drejtorëve të spitalit.

Rreth 150 tendave erdhën pa shtylla, nga 30 kamionë të ngarkuar me tenda. COGAT ka bërë të ditur se Izraeli nuk kishte politikë për të hequr shtyllat e tendës dhe se 13,490 ton furnizime strehimi, duke përfshirë shtyllat e tendës, kishin hyrë në Gaza gjatë luftës me 923 kamionë, por një gjë të tillë e mohojnë edhe zyrarët në Gaza.

“Tendat dua që ju t’i filmoni. Janë vetëm pëlhura, të cilat nuk janë të përdorshme, pasi nuk kanë shtylla ku të mbahen.Ne kemi tonelata me mbulesa tendash. Megjithatë duke parë kushtet katastrofike ku jetojnë, banorët e zhvendosur po përpiqen t’i përdorin ato. Edhe najloni për t’i mbrojtur ata nga shiu nuk është në dispozicion.”

Ashraf Abu Sakran, një ndërtues i zhvendosur nga shtëpia e tij në qytetin e Gazës, shprehet se kishte refuzuar ofertën e një tende pa shtylla. Në vend të kësaj, ai bleu disa kompensatë dhe pëlhura gome dhe ndërtoi një strehë në të cilën tani jeton me gruan dhe pesë fëmijët e tij në Rafah, njëri prej të cilëve është me aftësi të kufizuara.

“Ne ishim njerëzit e parë që arritëm në Rafah këtu, kërkuam tenda, nuk gjetëm asnjë. Na dhanë tenda pa shtylla, kështu që ne refuzuam t’i merrnim. Unë e bëra këtë me dru. Nuk ka hekur sepse është kaq i shtrenjtë. Kjo me ka kushtuar 250 shekel ose 70 dollarë. Kam nje djale invalid brenda. Dikur jetoja në ujërat e zeza të cilat mbushën zonën, ndaj u transferova këtu.”

Jo vetëm kushtet e këqija e rëndojnë situatën por spitalet tanimë përballen me sfidën më të vështirë siç është mungesa e medikamenteve mjekësore.

Luftimet intensive po pengojnë agjencitë e ndihmave që të ndërveprojnë në spitale.

“Spitalet tona sot janë bërë varreza masive ku qindra vdesin, mijëra po vdesin jashtë spitaleve për shkak të mungesës së furnizimeve mjekësore trajtimeve dhe mungesës së aparaturave. Ne kemi ndërprerë operacionet për pacientët që vuajnë nga sëmundjet e kockave, sepse nuk kemi radiografi, të cilat i përdorim për të filmuar operacionet. Pushtimi pengon që këto pajisje të futen në Gaza, pasi ato janë në vendkalim dhe armiku nuk po i lejon të hyjnë.”

Një pjesë e konfuzionit nëse disa sende po bllokohen nga Izraeli për arsye të përdorimit të dyfishtë ose nuk po mbërrijnë në Gaza për arsye të tjera mund të lindë nga mungesa e një liste të artikujve.

E pyetur për të siguruar një të tillë, COGAT i referoi Reuters një dokument që daton nga viti 2008, i disponueshëm në internet, që listonte 10 kategori artikujsh, si telekomunikacioni, elektronika, materialet e avancuara dhe siguria e informacionit. Prej më shumë se 3 muajsh luftë Izraeli ka bombarduar dhe bllokuar Gazën, duke vrarë më shumë se 23,000 njerëz duke shkaktuar një krizë akute humanitare të zhvendosjes, urisë dhe sëmundjeve.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share