Mundo Klan: Gjërat që shënuan botërorin e Katarit

“FAMILJA, IMAZHI I ISLAMIT, MESI MË I MIRI NË HISTORI…”

Familja – Maroku protagonist kryesor, Messi më I miri në histori, organizimi I shkëlqyer I Botërorit , imazhi I Islamit në botë, surprizat e botërorit ishin disa nga gjërat, që sipas të ftuarve në Mundo Klanin e natës finale, shënuan Kampionatin Botëror të Katarit.

Për ish – referin Nexhat Kasa s`ka asnjë dilemë. Organizimi ishte perfekt.

“Organizimi I shkëlqyeshëm dhe cdo urim për Katarin ku nuk është parë ndonjëherë një organizim I këtillë kaq perfekt, që të mos mungojë asgjë” – tha Nexhat Kasa, ish refer.

Trajneri Berat Imeri vlerëson se u mbyll një herë e përgjithmonë dilema se kush është më I miri në histori. Por, përmend edhe mënyrën se si legjendat argjentinase të futbollit kanë kremtuar suksesin e Mesit me shokët.

“Mënyra se si festonin me tifozët legjendat e Argjentinës. Kjo për mua ka qenë shumë e rëndësishme. Batistuta, Aguero, Kambiaso, Zaneti, tash edhe unë kam emocione, në këmbë bëjnë tifozllëk si me qenë tifozë të thjeshtë” – tha Berat Imeri, trajner.

Përtej organizimit perfekt, futbollit të bukur, shënimit të golave dhe spektaklit të dhuruar, sipas zëdhënësit të FFM-së dhe Shkëndijës, Faton Zylbehari, ky botëror promovoi edhe imazhin e islamit.

“U fitua një betejë nga Islami. Ne përmendëm mënyrën si u hap Botërori me ajet kuranor. Për islamin ka pasur skepticizëm dhe u pa se kjo promovon të bukurën. Pastaj Familja. S`ka rëndësi nëse je I fesë myslimanë, katolike, ortodokse apo ateist. Thjesht kjo botë, ne kemi prejardhje nga një nënë dhe nga një babë. Kam raportime nga Katari. A dini sa njerëz janë konvertuar në islam dhe si shpërblim Arabia Saudite u organizon Umre gratis” – tha Faton Zylbehari.

Ndryshe, Kampionati Botëror në Katar u mbajt nga 20 Nëntor deri më 18 Dhjetor ku përfundoi me finalen e madhe Argjentinë – Francë. Gjatë kësaj periudhe në Klan Maqedoni, për cdo natë u transmetua, emisioni I specializuar Mundo Klan. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share