Mundje: Paraqitje shkëlqyeshme i KM Shkupi në turneun ndërkombëtar në Sllovaki

KM SHKUPI me 3 medalje të arta 1 të bronzët dhe 1 vend të 5 në turneun ndërkombëtar në Moldava Nad Bodvou të Sllovakisë.

Gjatë ditës së sotme u organizua turneu ndërkombëtar për fëmijë “Cup of Gymnasium Śtefan Moyses” ku klubi ynë arriti një rezultat të shkëlqyeshëm:

Kategoria 32 kg Harun Memedi vendi parë

Kategoria 37 kg Zaim Zaimi vendi parë

Kategoria 45 kg AbdulAziz Azizi vendi parë

Kategoria 30 kg Bashkim Sulejmani vendi tretë

Kategoria 30 kg Bamir Sejfullau vendi pestë

“Jam tepër i kënaqur me paraqitjen e mundësve tanë në këto gara ndërkombëtare. Vazhdojmë rrugëtimin e sukseseve tona” deklaroi Jasin Rexhallari nga klubi i mundje Shkupi

Në këtë turne konkurrenca ishte shumë e madh ku pjesëmarrës ishin mbi 18 klubi nga Spanja, Polonia, Hungaria, Bullgaria ,, Rumunia, Maqedonia e Veriut Turqia, Ukraina dhe vendi organizatorë Sllovakia

Klubi mundje Shkupi me dinjitet përfaqësoi vendin duke u rendit në vendin e katërt nga gjithësejt 18 ekipeve pjesëmarrëse ë.

Rezultate e luftërave Finale:

Kategoria 45 kg Azizi Abdulaziz Wrestling club Shkupi (MKD) – Jeddzjewski Leon Siedlice (POL) 11-0

Kategoria kg Harun Memedi Wrestling club Shkupi (MKD) vs Ujhàzi Nàndor Kazinbarcika (HUN) 10-0

Kategoria 37 kg Zaim Zaimi Wrestling club Shkupi (MKD) -Ekalov Illia Terebolvlya (UKR) 14-4 /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share