Mundësit e Shkupit në Poloni
Klubi i mundjes Shkupi për vetëm tre vite nga themelimi i saj bëhet një ekip me pretendime të mëdha të kthej imazhin e këtij sporti që ka sjell suksese të mëdha në të kaluarën. Në sezonin e ri ekipi pret suksese në garat vendore dhe ato ndërkombëtare
Pas punës disa ditore të fazës së parë në Qendrën Dimërore në Kodrën e Diellit, klubi i mundjes Shkupi, vijon pa ndërpre përgatitjet në sallën e sporteve “Alush Hamidi” tek shkolla fillore “Kongresi Manastirit” nën urdhëratë e dy trajnerëve Jasin Rexhallari dhe Bunjamin Ebipi
“Fazën e parë e kemi mbaruar në Kodrën e Diellit, ku për disa ditë qëndruam atje jemi fokusuar më shumë në ushtrimet fizike, ushtrimet për kondicion. Tani kemi filluar me përgatitje në fazën e dytë në palestrën Alush Hamidi, ku do të fokusohemi më tepër në pjesë taktik-teknike si dhe me pjesën e ushtrimeve të mundjes”, tha Jasin Rexhallari.
Përgatitjet e klubit të mundjes Shkupi objektiv të vetëm kanë arritjen e sukseseve në garat vendore dhe ndërkombëtare në veçanti në Kampionatin Ballkanik të mundjes që këtë vit mbahet në Shkup.
“Garat për sezonin e ri pritet të fillojnë pas dy javëve, ku jemi ftuar në Poloni. Atje do të paraqitemi me grup-moshat U-17. Ndërsa aty ku klubi ynë është më tepër i fokusuar me grupmoshat U-15, kampionati shtetëror do të mbahet në muajin e katërt”, tha Jasin Rexhallari.
Klubi i mundjes Shkupi pritet që me disa nga e tyre më të mirë të përgatiten edhe në Bullgari pasi këtë vit, Maqedonia e Veriut do të jetë nikoqire e Kampionatit Ballkanik të mundjes ku presin suksese nga garuesit e vet./tvklan.mk