Mundje: Abakarov me medalje argjendi nga Europiani për Shqipërinë

Mundësi Zelimkhan Abakarov i ka dhuruar Shqipërisë medaljen e argjendtë në Kampionatin Europian të Mundjes, turne që po zhvillohet në Kroaci. Në peshën 61kg, Abakarov u mund sot pasdite me rezultatin 5-2 nga armeni Arsen Harytyunyan, në një sfidë në përgjithësi të ekuilibruar dhe me rivalitet.

Abakarov, kampion bote 8 muaj më parë, synonte të fitonte një tjetër medalje të artë, por në finale nuk arriti dot të mposhtë rivalin armen, që mbron titullin kampion Europe. Gjithsesi, një medalje argjendi e jashtëzakonshme nga ana e rusit  i naturalizuar shqiptar, që edhe një herë tjetër tregoi aftësitë e tij,

Në ditën e parë, në kualifikuese, Abakarov mundi me lehtësi 11-0 gjermanin Niklas Stechele, duke shkuar në çerekfiale, ku triumfoi 6-2 ndaj ukrainasit Taras Markovych. Pas këtij suksesi, Abakarov pret një biletë për në gjysmëfinale, ku mposhti gjeorgjianin Shota Pharentadze me VPO1, pas barazimit 4-4.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share