Vebi Mujku njohës i çështjeve sociale në ”BonBon” të RTV21 ka folur për rastin e mbrëmshëm ku në një reality show në Klan Kosova modelja Drenusha Latifi është ballafaquar me ish-bashkëshortin e saj Atilla Kardesh.
Muaj më parë modelja Drenusha Latifi ka rrëfyer për dhunën të cilën ajo ka thënë se ish bashkëshorti i saj Atilla Kardesh ka ushtruar ndaj saj. Ballafaqimi i mbrëmshëm ka ngjalluar reagime të ndryshme nga organizatat feministe në vend, duke thënë se po bëhet promovimi i dhunuesve në media.
Lidhur me këtë Mujku tha se Drenusha Latifi ka tërhequr akuzën ndaj ish-bashkëshortit para hyrjes në Big Brother, për çka tha se e gjitha mund të jetë “Skenar i përgatitur…’.
”Javë më parë ka shku në Gjykatë dhe e ka tërhekur masën, kjo na lë të nënkuptojmë se e gjitha kjo është skenar”, tha Mujku.
Nga e gjithë kjo situatë sipas tij, vuajnë fëmijët e çiftit./21Media