Mucunski: Takim i shkëlqyer dhe konstruktiv me Gerapetritis! “Do të punojmë së bashku për të realizuar detyrimet nga Marrëveshja e Prespës”

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, takimin e parë dypalësh  me homologun e tij grek, Giorgos Gerapetritis, e vlerësoi të shkëlqyer, pozitiv dhe konstruktiv. Në takimin që u zhvillua në ambientet e Misionit të Greqisë në OKB në Nju Jork, u hap çështja e zbatimit të Marrëveshjes së Prespës.

“Mendoj se në frymën e mirëbesimit dhe në frymën e respektimit të obligimeve që dalin nga e drejta publike ndërkombëtare, të gjithë së bashku do të punojmë për t’i realizuar obligimet që i kemi”, tha Mutsunski duke shtuar se ne takim është diskutuar “shumë më tepër për atë që mund të na bashkojë se çfarë mund të na ndajë”.

Mucunski ka shfrytezuar takimin që të ftoj ministrin e Jashtëm grek Gerapetritis kur të mund të vizitojë vendin tonë.

“Nga ana protokollare, tani është radha e Greqisë të vizitojë vendin”, shtoi Mucunski.

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share