Muçi dhe Ajeti vijnë në formë të shkëlqyer, zgjidhen në formacionin e javës në Turqi

Ernest Muçi dhe Arlind Ajeti, duket se kanë gjetur formën më të mirë, pas fillimit me vështirësi në Turqi.

Dy lojtarët e Kombëtares, të cilët janë të grumbulluar për dy ndeshjet e muajit Tetor në Ligën e Kombeve, janë zgjedhur në formacionin e javës nga faqja e statistikave “Sofascore”.

Muçi spikati me fanellën e Besiktas në barazimin ndaj Gaziantep. Shqiptari ishte një nga më të mirët në fushë, ndërsa u rikthye të luajë titullar me fanellën e bardhezinjve.

Vendimtar ishte edhe Ajeti në barazimin pa gola Bodrumspor ndaj Kasimpasa. Vlen të përmendet se skuadra e shqiptarit luajti me një lojtar më pak për pjesën e dytë, pasi Taulant Seferi u ndëshkua me karton të kuq.

Muçi dhe Ajeti, do të jenë me Kombëtaren shqiptare, për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë në transfertë, të cilat do të transmetohen ekskluzivisht në Tv Klan.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share