Gianni Infantino u rizgjedh në krye të FIFA-s edhe për katër vitet e ardhshme. Në Kongresin e 73-të të FIFA-s që u mbajtë në Ruanda, Infantino mori mbështetjen e madhe nga kandidatët për të vazhduar më tej me udhëheqjen e futbollit botëror.
FFM gjithashtu ishte në mesin e federatave që i dhanë përkrahje Infantinos, duke votuar “pro” tij. Delegacioni i FFM-së në Ruanda ishte i udhëhequr nga presidenti Muamed Sejdini, i cili ishte së bashku me sekretarin e përgjithshëm Filip Popovski dhe drejtorin e ekipit “A” përfaqësues, Deni Masev.
Sejdini edhe përmes rrjeteve sociale, ka uruar Infantinon për mandatin e ri.
Postimi i Muamed Sejdinit:
Urime mikut tim Gianni Infantino për rizgjedhjen e tij si President i FIFA-s deri në vitin 2027.
I zgjedhur me aklamacion, është dëshmia më e madhe se futbolli botëror është në rrugën e duhur dhe se do të ketë shumë lajme të dobishme në të ardhmen për të gjithë njerëzit që janë të dashuruar pas kësaj loje të mrekullueshme.
Unë sinqerisht shpresoj se bashkëpunimi ynë i shkëlqyer do të vazhdojë dhe do të përmirësohet në të ardhmen.