Muaji i shenjtë i Ramazanit, Franca ndalon agjërimin në fushë: Ndëshkim për lojtarët!

Sanksione deri në ndjekje penale për shkelësit

Federata Franceze e Futbollit ka kërcënuar me sanksione dhe ndjekje penale ata lojtarët që kërkojnë të ndërpresin ndeshjen për të prishur agjërimin e tyre. Komisioni Federal i Gjyqtarëve konfrmoi se për shkak të parimit të neutralitetit të futbollit në vendet e stërvitjes, nuk do të pranohet ndërprerja e ndeshjeve duke paralajmëruar edhe ndëshkime. Kjo kërkesë e Federatës Franceze bëhet menjëherë pasi Premiere League angleze lejoi lojtarët që mbajnë agjërim për të konsumuar ujë dhe ushqim gjatë ndeshjeve të futbollit.

Nga e Mërkura e 22 Marsit deri të Premten më 21 Prill, myslimanët do të agjërojnë në muajin e shenjtë të Ramazanit. Ky agjërim mund të ndikojë në stërvitje dhe performancën sportive pasi i ndalon praktikuesit të hanë ose të pinë deri në perëndim të diellit.

Megjithatë, ndikimi i Ramazanit mbetet i kufizuar në disa ndeshje të futbollit francez pasi në nivel amator shumica dërrmuese e dueleve zhvillohen herët gjatë ditës. Ndërkaq, disa ndeshje në Ligue 1 dhe divizionet më të ulëta mund të ndikohen nga kjo situatë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share