MSHIA: Fond evropian për digjitalizimin e shoqërisë

Aliu: Do t`i nxisim institucionet publike dhe sektorin privat për të aplikuar me projekte

7.5 miliardë euro nga fondi “Evropa Digjitale” janë të kapshme për RMV-në, pasi vendi ka plotësuar kushtet që të bëhet shfrytëzues I mjeteve evropiane për nevojat në fushën e intelegjencës artificiale, super-kompjuterëve, sigurisë kibernetike, aftësive progresive digjitale dhe teknologjisë së përparuar.

“Presim bashkëpunimin e institucioneve publike, arsimit të lartë dhe sektorit privat dhe bashkë të aplikojnë për më shumë projekte për transformimin digjital të vendit. Nga kjo javë do të nisim senzibilizimin e institucioneve. Takimin e parë do ta kemi të enjten, javën e ardhshme takim edhe me AMSHA dhe sektorin privat. Dëshirojmë që deri në fund të muajit të kemi draft grupe pune”, tha Azir Aliu.

Planet e Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë me këtë program evropian, sic njofton KlanM, janë që të digjitalizohet dhe të certifikohet I gjithë administrate për siguri kibernetike, të krijohen më shumë përmbajtje multimediale për ndihmë në sistemin arsimor, si dhe digjitalizimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në vend që të jenë kompatibil me standardet evropiane./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share