MSHIA e gatshme për reforma dhe departizim të administratës

ALITI: ME RIORGANIZIMIN DO TË MBYLLEN DISA INSTITUCIONE E DISA DO TË SHTOHEN

Ndryshimet ligjore në Kuvend për riorganizim të administratës do të dorëzohen në fund të vitit. Ministri I Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti theksoi se përmes këtyre ndryshimeve parashihet të mbyellen disa institucione e të happen disa të tjera.

“Shpresojmë se deri në fund të këtij viti të kemi ligj të cilin e dërgojmë në Kuvend. Përndryshe me pilotim të riorganizimit veç se kemi filluar në tri ministri, në MShIA, në Ministrinë e Ekonomisë dhe në Ministrinë e Bujqësisë, me riorganizimin do të mbyllim disa institucione që nuk kanë asnjë vlerë, do të shtojmë disa institucione të cilat janë të rëndësishme dhe të gjitha agjencitë dhe institucionet do të jenë nën ministritë përkatëse, në mënyrë që të jenë më transparente dhe komunikimi me Qeverinë të jetë përmes ministrive përkatëse dhe të ketë efikasitet më të lartë” – tha Admirim Aliti, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share