MSH: VMRO-DPMNE po shpërndan panik në lidhje me rastet me ethet krimea-kongo

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se VMRO-DPMNE po shpërndan panik në lidhje me rastet me ethet krimea-kongo.

Nga MSH thonë se janë marrë të gjitha masat dhe se janë izoluar personat që kanë pasur kontakt me punonjësin e infektuar.

“Ministria e Shëndetësisë reagon ashpër ndaj kumtesës së VMRO-DPMNE-së përmes së cilës partia shpërndan pasiguri dhe panik si te qytetarët ashtu edhe te punëtorët shëndetësorë. Ministria e Shëndetësisë dhe të gjitha institucionet shëndetësore u janë përgjigjur me shpejtësi dhe me profesionalizëm shfaqjes së etheve. Çdo ditë në mënyrë transparente informojmë publikun për situatën me pacientët dhe kontaktet e izoluara që janë nën mbikëqyrjen mjekësore. Është gënjeshtër se autoritetet nuk po marrin të gjitha masat për të parandaluar përhapjen e infeksionit dhe se ethet po përhapen. Profesionistët tanë të kujdesit shëndetësor bëjnë çmos për t’iu përgjigjur nevojave të pacientëve. VMRO-DPMNE duhet të ndalojë përpjekjet për të përhapur frikë te qytetarët me njoftime boshe dhe të pabaza. Është manipulim i papërgjegjshëm dhe i ulët politik i temave të ndjeshme”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share